Çështja e emrit Maqedoni – Greqi, Gruevski: është sikurse studenti të sheh kolegen e zhveshur

VMRO-DPMNE-ja nga kongresi që po mbahet në Vallandovë ka porositur Qeverinë e Maqedonisë që nuk është e mundur ndryshimi i emrit të shtetit derisa për të nuk ka miratim nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Nga ana tjetër, sërish lideri në ikje i kësaj partie, Nikolla Gruevski, akuzoi se qeveria në mënyrë të palogjikshme ia ka dhënë emrin Greqisë, njofton Portalb.mk.

Gruevski madje e ilustroi këtë qëndrim edhe me shembull praktik.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme, në konferencë për media me kolegun e tij grek tha se “shpresoj se do ta njihni rastin e ri”, i cili mund të ilustrohet me shembull, kur studenti në konvikt studentor hyn në dhomë të koleges së tij e cila është e zhveshur tërësisht dhe i thotë “Shpresoj se do ta njihni rastin e ri””, tha Gruevski.

Ai shtoi se strategjia partiake dhe politike është vërtetuar dhe ajo do të thotë se nuk ka ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE-ja tha se nuk do të pranojë propozime të cilat që do ta cenonin identitetin, kombin, traditën dhe kulturën maqedonase.

Paraprakisht, delegatët e VMRO-DPMNE-së në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që po mbahet që dy ditë në Vallandovë, liderin e deritashëm, Nikolla Gruevski e kanë zgjedhur lider nderi të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button