Real Madrid – Barcelona, futbollistët startues në ‘El Clasico’

Është koha për ta parë një spektakël të futbollit, një ndeshje ku takohen dy skuadrat ndër më të mëdha të historisë së futbollit botëror.

Real Madridi dhe Barcelona do ta zhvillojnë ‘El Clasico’-n numër 270 kësaj radhe në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton Telegrafi.

Ndeshjet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë dhuruar spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna dhe kësisoj pritet të jetë edhe sot.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vendosur që të luaj me Kovacicin dhe në bankë ta lë Gareth Balen e Iscon.

Sergio Busquets do të rikthehet nga lëndimi dhe do të luaj prej fillimit, ndërsa mungesë e madhe do të jetë për katalunasit mbrojtësi francez Samuel Umtiti.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Benzema, Ronaldo.

Banka rezervë: Casilla, Nacho, Bale, Theo, Lucas V, Asensio, Isco.

Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Vermaelen, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Paulinho, Messi, Suarez.

Banka Rezervë: Cillesen, Semedo, Digne, Mascherano, Denis Suarez, Gomes, Vidal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button