Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni në mëngjes ishte i ftohtë me temperatura nën zero në pothuajse të gjitha qytetet në përjashtim të Dojranit dhe Shkupit ku temperaturat ishin 1 gradë dhe në Gjevgjeli tre gradë.

Temperatura më të ftohta janë regjistruar në Lazaropole me -8 gradë, në Mavrovë, Krushevë dhe Kriva Palankë, ku në mëngjes temperaturat ishin -6 gradë, në Shtip, Dibër,  Vinicë, Gjurishtë dhe Berovë -4, Strumicë, Kumanovë, Manastir dhe Ohër -3 , Prilep dhe Demir Kapi -2 dhe Tetovë -1.

Dëborë me intensitet të ulët ka rënë në Kriva Pallankë.

Gjatë ditës do të kemi mot të ndrysheshëm me re, në veri dhe nëpër male do të bjerë borë me intesitet të ulët. Temperaturat maksimale do të variojnë nga -2 në 7 gradë.

Edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me kushte të ngjashme atmosferike me rreshje të dobëta të borës. Do të ketë erë të përforcuar herë pas here në veri, dhe temperatura maksimale do të arrijë katër gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button