Arilena Ara sjell këngën e re që do ta dëgjoni gjithmonë në dhjetor (VIDEO)

Kënga e saj “Nëntori” ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Arilena Arën. Fituesja e “X Factor Albania”, gjatë këtij viti ka korrur vetëm suksese, edhe jashtë kufinjëve të Shqipërisë, transmeton Revista Class.

Pas “Nëntorit”, që i mori dashurinë e parë, Arilena vjen në këtë dhjetor me një këngë Krishtlindjesh. Këngëtarja e njohur ka sjellë në këtë muaj të gëzuar festash, “Snow in December” (Dëborë në dhjetor).

Me muzikën nga Darko Dimitrov dhe tekstin nga Kirill Lupinos,  me siguri kjo këngë e Arilenës do të jetë kolona zanore e këtyre festave.

Diva Arilena ka sjellë një vidioklip vetëm me tekstin e këngës, dhe fotot e saj janë kudo gjatë videos.

Ky videoklip i përshtatet më së miri tekstit, pasi Arilena i këndon dashurisë së shkuar të Krishtlindjeve.

Në këtë dhjetor ata nuk janë më bashkë, dhe Arilenës i mungon buzëqeshja e tij. Shijojeni, ajo është Arilena Ara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button