Qeveria: Amvisëritë e shkyqura nga ngrohja qendrore nuk do të paguajnë paushall për vitin 2018

Amvisëritë të cilët janë shkyçur nga ngrohja qendrore në Shkup vitin e ardhshëm do të lirohen nga pagesa e paushallit, që për momentin e paguajnë, informon sot Qeveria.

Problemin me të cilin po ballafaqohen qytetarët Qeveria ka paraparë ta zgjidhë në suaza të propozimit Ligjit të ri për energjetikë, theksohet në kumtesën qeveritare.

Në aktet nënligjore të Ligjit për energjetikë që do të vendoset gjatë vitit 2018 janë paraparë zgjidhje specifike, me të cilat në suaza të rregullativës ligjore do të zgjidhet kjo situatë e trashëguar, shtohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button