Neymar: Do të bëjmë histori nëse eliminojmë Real Madridin

Sulmuesi i PSG-së, Neymar është shprehur se ekipi i tij do të bejë histori nëse eliminon Real Madridin, transmeton Koha.net.

Ai ka deklaruar të enjten në një konference shtypi para turneut në Katar, se “ne e dimë se do të jetë një ndeshje e komplikuar, ndaj një ekipi që luan si ansambël prej vitesh e synon që të fitojë. Por, nëse ne i mundim, do të bëjmë historinë”.

“Ne do të luajmë futbollin tonë e do të bëjmë gjithçka për të fituar”, theksoi Neymar, i transferuar në verë nga Barcelona për një shifër rekord prej 222 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button