Interes i madh për pranimin e 500 policëve të rinj në MPB

Mbi 3.300 kandidatë janë paraqitur në konkursin e MPB-së për pranimin e 500 policëve, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës në Qendrën për Trajnim në Idrizovë, ku në rrjedhë ishte selektimi fizik i një pjese të kandidatëve.

“Ka konkurrencë të madhe, por si kryesi e MPB-së shumicën i kemi zhgënjyer me atë që mendonin se sërish do të vlejnë rekomandimet dhe lidhjet. Për ne, e rëndësisë të jashtëzakonshme është të kemi policë cilësor”, theksoi Spasovski.

Ministri paralajmëroi edhe reforma në Qendrën për trajnim në Idrizovë lidhur me, siç tha, avancimin e njohurive të policëve të cilët do ta ndjekin trajnimin sepse, shtoi ai, kjo është kryesisht me rëndësi për zhvillimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button