Në vendkalimin kufitar serbo-bullgar po arrestohen policë dhe doganierë

Në vendkalimin kufitar serbo-bullgar Gradina, në suaza të një operacioni të madh, janë arrestuar pjesëtarë të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme dhe persona për të cilët ekziston dyshim se kanë marrë ryshfet.

Sipas informacioneve jozyrtare të “Bilc”-it, aksioni është zbatuar me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar në bashkëpunim me Sektorin serb për kontroll të brendshëm. Paraprakisht janë ndjekur personat e dyshuar, transmeton MIA. 

Për shkak operacionit vendkalimi kufitar është mbyllur përkohësisht.

Tani për tani janë arrestuar gjashtë nëpunës policorë nga stacioni për polici kufitare Gradina 12 nëpunës doganorë nga dogana Dimitrovgrad, si edhe 13 persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale bashkim kriminale, si dhe marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button