Nuk ka shtyrje, lideri i ri i VMRO-DPMNE-së zgjedhet këtë fundjavë

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka hedhur poshtë iniciativën e disa anëtarëve të saj për shtyrje të kongresit të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 23 dhe 24 dhjetor, njofton Portalb.mk.

Nga partia e VMRO-DPMNE-së njoftuan se votimi për liderin e ri të partisë do të mbahet në Vallandovë gjatë kësaj fundjave.

“Komiteti Ekzekutiv diskutoi për iniciativën publike nga ana e disa anëtarëve aktual dhe ish funksionarë. Iniciativa e publikuar në media nuk mori përkrahje nga Komiteti Ekzekutiv i cili vendosi që të mos e propozojë në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv. Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar edhe informatën për përgatitjen e mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm të 16-tin me radhë i cili do të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë”, njoftuan nga VMRO-DPMNE-ja.

Përndryshe, 30 funksionarë partiak publikisht kanë kërkuar që të shtyhet kongresi për në shkurt, për shkak, siç thonë ata, procesi i përzgjedhjes së liderit të ri të VMRO-DPMNE-së është jolegjitim. Iniciativa për shtyrjen e kongresit mban nënshkrimin e Boris Zmejkovskit, Ilia Dimovskit, Antonio Milloshoski, Trajko Veljanoski, Marta Arsovska Tomovska, Ilço Zmejkovski, Nikolla Bakraçeski, Kërsto Jovanovski dhe disa të tjerëve.

Iniciativa për shtyrjen vjen pasi që nënshkruesit vlerësojnë se për lider të partisë është duke u përkrahur vetëm një person.

Ndryshe, kongresi i jashtëzakonshëm për emërimin e kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit është në fundjavë më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë, ku do të vendosin votat e 544 delegatëve. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button