Parlamenti shqiptar votoi ligjin për Agjenci Kombëtare për Diasporën

Parlamenti i Shqipërisë në seancën e fundit të vitit 2017 e votoi Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, e cila do të jetë organi shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën.

Agjencia, siç njoftoj ATSH,  ka për mision zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional me diasporën nëpërmjet përmirësimit të pozitës së anëtarëve të diasporës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku ata jetojnë.

Ajo ka për qëllim ofrimin e ndihmës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës.

Agjencia do të jetë nën mbikëqyrjen e Ministrit shqiptar të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button