SHBA-ja dhe Kina do të organizojnë takim për krizën koreanoveriore

Kanadaja dhe SHBA-ja do të organizojnë takim për krizën me Korenë Veriore, në të cilën do të marrin pjesë disa shtete aleate të Koresë Jugore.

Takimi është parashikuar nga mesi i janarit në qytetin kanadez Vankuver.

Në takim do të ftohen shtetet që u janë bashkangjitur SHBA-së në Luftën koreane në luftën kundër forcave komuniste të ndihmuara nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik.

Mes këtyre shteteve janë Australia, Belgjika, Britania e Madhe, Greqia, Zelanda e Re, Tajlanda, Turqia, Filipinet, Franca dhe Holanda. Përveç këtyre në tubim janë ftuar edhe India, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Qëllimi i takimit është që vazhdojë presioni mbi Korenë Veriore që të heqë dorë nga armët bërthamore, kumtuan shefat e diplomacive të SHBA-së dhe të Kanadasë, Reks Tilekson dhe Kristian Frilend, pas takimit të tyre të mbrëmshëm në kryeqytetin kanadez Otavë.

Tilerson paralajmëroi se presioni i shteteve aleate mbi Korenë Veriore nuk do të ndërpritet derisa regjimi koreanoverior nuk heq dorë nga arsenali i saj bërthamor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button