Atletico Madrid akuzon Barcelonën për çështjen e Griezmann

Ka nisur një polemikë mes dy klubeve të mëdha të Spanjës, Atletico Madrid dhe Barcelona, për shkak të futbollistit francez Antoine Griezmann, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat spanjolle njoftuan se Atletico Madrid është ankuar tek FIFA për shkak se Barcelona ka zhvilluar bisedime me futbollistin e tyre, Griezmann, pa dijeninë e tyre.

Në lajmin i bazuar në burimet e klubit të kryeqytetit, bëhet e ditur se në ankesën e bërë tek FIFA, Barcelona akuzohet se është duke zhvilluar bisedime në mënyrë këmbëngulëse me Griezmann edhe pse nuk ka filluar sezoni i transferimeve.

Nga klubi thuhet se kjo është në kundërshtim me rregulloret e FIFA-s si dhe të La Liga-s, ku pretendohet se ka ndikuar në performancën e futbollistit.

Futbollisti 26 vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 me Atletico Madrid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button