Real Madrid do të blejë portier në janar
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/12/kepa.jpg?fit=640%2C383&ssl=1)
Real Madrid do të paguajë 20 milionë euro për të përforcuar portën në merkaton e janarit, transmeton Top Channel.
Madrilenët kanë vendosur që të investojnë te portieri Kepa Arrizabalaga, i Athletic Bilbao.
Sipas “AS”, bisedimet për rinovimin e Kepës janë prishur dhe është hapur rruga që portieri i ri të transferohet te kampionët e freskët të botës.
Mendohet se Reali do t’i ofrojë një kontratë 6-vjeçare portierit 23-vjeçar, me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.