Ca ditë u bënë tre muaj – vendet e Ministrisë mbetën të zbarzur

Kryeministri Zoran Zaev me 24.11.2017 në seancën kuvendore kushtuar pyetjes së gazetarëve (e para në këtë përbërje të kuvendit) tha:

Besoj se për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë në Kuvend, ministri pa resor dhe zëvendësministri , që të mund të plotësohen të gjithë resorët në Qeveri, ndërsa deri atëherë zëvendësministri, sekretari shtetërorë dhe të tjerët në Ministri e kryejnë punën 

Këtë deklaratë të kryeministrit, Zoran Zaev, dhënë në Kuvend para tre javëve, në të cilën ai, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetëve, thotë se “për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë, ministri pa resor për investime të huaja dhe zëvendësministri për arsim dhe shkencë”, u tregua se është e pavërtetë. Deri më tani (18.12.2017) në Kuvend nuk jan dorëzuar propozimi për zgjedhjen e këtyre funksionarëve qeveritar, ndërsa  nga Qeveria njoftuan kjo mund të ndodh javën  e ardhshme,

Bëhet fjalë për plotësimin e vendit në ministrinë pa resor të Shëndetësisë, pasi që Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët u bë kryetar u Komunës së Gostivarit, më pas vendi i ministrit Ramiz Merko nga BDI, i cili u bë kryetar i komunës së Strugës, ndërsa në Qeveria mbeti pa ministër për investime të huaja. Poashtu, u boshatis edhe vendi i zëvendësministrit të Arsimit, Visar Ganiu nga BDI, i cili u bë kryetar i Komunës së Çairit.

Javën e kaluar (15.12.2017) kryeministri Zoran Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit pas dorëzimi të donacioneve në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri, deklaroi se bisedat për zgjedhjen e ministrit të ri në Shëndetësi, janë duke u zhvilluar:

 Akoma nuk kemi vendosur. Filluam bisedimet me partnerët e koalicionit, shpresojmë se deri në fund të kësaj seance do të mund të sjellim vendim. Të gjithë opsionet janë të hapura, në këtë moment as unë nuk e di se cili emër do të jetë, prej cilës parti politike, prej kush do të zgjidhjet prej kandidatëve. 

Sot (18.12.2017) zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani deklaroi:

 Mendoj se agjenda nuk lejon asnjë shqyrtim të propozimeve para 25 dhjetorit. Këto ditë të shfrytëzohen për konsultime shtesë në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë. 

Në opinion deri më tani u dhanë tre emra si kandidat potencial për Ministrinë e Shëndetësisë. Këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev për shëndetësi, Venko Filipçe, drejtoi i spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov, dhe propozimi i Aleancës për Shqiptarët, Vullnet Ferati. Prej BDI-së nuk ka informata për propozimet për resorët të cilët u udhëhoqën prej kuadrit të kësaj partie, ndërsa u larguan në zgjedhjet lokale.

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button