Me ngjyra bardhë e zi, Qëndrim Rijani me “Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit sjellë shfaqje të re (VIDEO)

Në një hapësirë bardh e zi dhe jo vetëm regjisori Qëndrim Rijani, me “Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit do të sjellë shfaqjen e tij më të re, njofton Portalb.mk.

Në vazhdën e aktiviteteve botërore të luftës kundër dhunës ndaj gruas, premiera “Gratë” trajton problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit. Sikur këto të ishin të vetme me të cilat përballen “Gratë” e premierës dhe gratë e përditshmërisë, por janë edhe një mori problemesh të cilat do të sjellin vorbullën e botës femërore shqiptare që do të shkaktohet nga rryma e vetme e jetës femërore, liria.

Vorbulla femërore apo trajtat jetësore të shkaktuara nga tetë femrat e Teatrit Shqiptar të Shkupit në këtë premierë kanë të bëjnë me barabarësinë gjinore, vetëvendosjen femërore të cilat vijnë në pah nga niveli i ulët i vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Liria jo gjithnjë është e dobishme, sepse shpesh herë ajo është vetë problemi.

“Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, në Teatrin e Komedisë, në regji të Qëndrim Rijanit, me autorësi të Robert Thomas do të vijnë me aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

Për skenën është përgjegjës Petrit Bakalli ndërsa për muzikën është përkujdesur Fatos Lumani.

Premiera do të shfaqet më 26 dhe 27 dhjetor, në objektin e Teatrit të Komedisë në fillim prej ora 20:00.

Publiku është i kategorizuar. Për shkak të përmbajtjes, shfaqjen “Gratë” do të kenë mundësi ta ndjekin individët mbi moshën 16 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button