Çavushogllu: Turqia do t’i respektojë të drejtat e emigrantëve dhe të refugjatëve

Turqia duhet t’i mbrojë dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve, vlerësoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu me rastin e Ditës ndërkombëtare të emigrantëve.

“Bota jonë është në lëvizje në histori. Edhe sot nuk është ndryshe, sepse miliona njerëz kërkojnë shtëpi të reja larg vendlindjeve të tyre”, shkroi Çavushogllu në profilin e tij në Tuiter.

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të emigrantëve, partia qeveritare turke e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në Ankara organizoi konferencë në të cilën foli presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Турција Мигранти

Kombet e Bashkuara e shpallën 18 dhjetorin si Ditë ndërkombëtare të emigrantëve, ndërsa këtë vit temë e shënimit është “Emigracioni i sigurt në botë në lëvizje”.

“Emigracioni gjithmonë ka qenë me ne. Ndryshimet klimatike, demografia, jostabiliteti, pabarazitë e rritura dhe aspiratat për jetë më të mirë, si dhe nevojat e përhershme të tregjeve të punës, janë faktorë që ndikojnë mbi njerëzit për ndryshim të vendbanimeve të tyre”, deklaroi me rastin e Ditës ndërkombëtare të emigrantëve, sekretari i përgjithshëm, i KB-së Antonio Guteresh.

Sipas tij, nevojitet edhe bashkëpunim efektiv ndërkombëtar në menaxhimin me emigracionin që të sigurohet mbrojtje përkatëse e të drejtave të njeriut të të gjithë të prekurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button