Maqedoni, KH: Ligji i ri për azil ka mangësi në zbatimin e direktivave të BE-së

Ligji i ri për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, e cila ka të bëjë me kërkuesit e azilit dhe të emigrantët e pranuar, ka ndryshime të caktuara pozitive, por edhe negative, thotë drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit (KH), Urania Pirovska, njofton Portalb.mk.

Ajo shtoi se janë hetuar disa mangësi të caktuara gjatë implementimit të parimeve dhe standardeve të vendosura nga direktivat e Bashkimit Evropian (BE).

Në kumtesën e KH-së, theksohet se, hap pozitiv është bërë në arsyet e ndjekjes, ku tani vendoset edhe orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Në të shtohet se, në drejtim të mirë është edhe largimi i ndryshimeve të këqija ligjore të miratuara në vitin 2016.

Problem në praktikë paraqiten me realizimin e të drejtës së kërkuesve të azilit, për shkak të dokumentit identifikues që ata marrin. Në dokument për identifikim, nga KH theksojnë se nuk ekziston numër amë, i cili është parakusht për realizimin e të drejtës së mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, por edhe për marrëdhënie pune.

Diçka të re në ligj është mundësia për përkufizim të lirisë së lëvizjes. Komiteti i Helsinkit tregon se ky propozim është plotësisht kundër të drejtave të njeriut dhe lirive.

Propozim-ligji për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, e cila ka të bëjë me kërkuesit e azilit dhe të pranuar, për momentin është në përgatitje, ndërkaq Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka dorëzuar komente me qëllim të përmirësimit të tekstit përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button