PSP tërhiqet nga kërkesa për ngrirjen e pronës së VMRO-së

Prokuroria speciale publike ka hequr dorë nga kërkesa për ngrirjen e objektit të selisë së VMRO-DPMNE njofton Tv24, transmeton Meta.mk.

PSP javën e kaluar me dërgesë deri tek Gjykata Supreme, tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë me të cilën kërkonin të vërtetohet vendimi i Këshillit penal me anë të të cilit u refuzua kërkesa e tyre për ngrirjen e pronësisë së VMRO_DPMNE-së, përfshirë këtu edhe selinë qendrore të partisë.

Kërkesa për ngrirje të pronës së VMRO-së ishte pjesë e hetimit të rastit ‘Talir’ që ka të bëjë me dyshimin për larje parash dhe financim joligjor të kësaj partie. Sipas PSP-së, i akuzuari kryesor i lëndës, Nikolla Gruevski ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me atë që ka pranuar para joligjore dhe ka formuar grup, që merret me larjen e parave, të cilat më pas i kanë vendosur në llogari të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button