Juventus kalon Bolognën dhe merr vendin e dytë, Ajeti asist në fitore
Juventusi ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Bolognës dhe është rikthyer në vendin e dytë të renditjes. Bardhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke dominuar gjatë gjithë 90-minutëshit, transmeton Top Channel.
Humbje surprizë pësoi Sampdoria, që u ndëshkua nga Sassuolo në minutat e fundit të takimit. Alesandro Matri shënoi në të 90′, duke i dhënë 3 pikët miqve, të cilët 8 minuta më parë humbën edhe një 11-metërsh me Politanon.
Walter Zenga gjeti fitoren e parë, në ndeshjen e dytë në krye të Crotones. Kjo e fundit mposhti 1-0 Chievon, në një takim ku protagonist u bë edhe qendërmbrojtësi i kuqezinjve, Arlind Ajeti, me asistin e dhënë për kroatin Budimir.
Takimi tjetër, mes Fiorentinës dhe Genoas përfundoi në barazim pa gola, ndërsa java e 17 e Serisë A do të mbyllet me sfidat Benevento-Spal dhe Atalanta-Lazio.