Nocionet më të kërkuara në internet për vitin 2017

Uragani Irma, Ajfon 8 dhe Ajfon Iks janë nocionet më të kërkuara në vitin 2017 në Gugëll.

Drejtuesi televiziv Met Lauer është në vendin e katërt në këtë listë, ndërsa e pesta është e fejuara e princit britanik Hari – Megan Markëll. Raporti vjetor i Gugëll tregon se ajo njëherit është edhe e para në nënkategorinë për aktore më të kërkuara.

Në vend të dytë këtu është kontraversi Kevin Spejsi.

Kur bëhet fjalë për nënkategorinë zgjedhje, shfrytëzuesit e Gugëll kanë qenë më interesuar për ngjarjet politike në Francë sesa ato në Gjermani, Britani të Madhe dhe të tjera.

Kënga më e famshme këtë vit është gjithsesi – hiti portorikan dhe botëror “Despacito” ndërsa në vend të dytë është “Shape of You” i pop-këngëtarit britanik Ed Shiran. Ngjarjet më të famshme sportive janë Uimbëlldon dhe Superboull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button