Veliçkovski: Integrimet euro-atlantike alternativë e vetme për Maqedoninë

Praktika e dëshmuar në rrethin bashkëkohor është se nuk ekziston vend i cili vetëm mund të ballafaqohet me të gjithë sfidat e sigurisë, për këtë arsye, për Republikën e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimeve euro-atlantike, porositi shefi i Shtatmadhorisë (SHSHM) të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski para përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së të cilët kishin mundësi, për herë të parë nga ana e SHSHM-së të dëgjojnë për përpjekjet të cilat Maqedonia i bën në sferën e mbrojtjes.

Siç njoftuan nga ARM-ja, Veliçkovski i cili është për vizitë në SHBA, dje ka pasur fjalim në Kongresin e SHBA-së së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral majori Stiven Krej, para kongresistëve nga Shtetet Federale Miçigan, Vermont, Pensilvani, Ohajo, Indiana dhe Misisipi.

SHSHM e ka prezantuar realitetin e tanishëm në sferën e sigurisë në Maqedoni në vendet e rajonit, që është formësuar nga kanosjet të cilat vijnë përmes kompleksitetit të krizës së emigrantëve dhe sfidat e tjera të sigurisë si terrorizmi, krimi, sajber rreziqet, katastrofat natyrore dhe katastrofa të tjera aktuale të sigurisë.

Sipas ARM-së, kongresistët e kanë theksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, në përforcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe rritje të gatishmërisë ushtarake me qëllim të arritjes së interoperabilitetit më të plotë të ARM-së me armatat e vendeve-anëtare të NATO-s.

Gjatë vizitës, delegacioni i ARM-së ka realizuar edhe disa takime të ndara me kongresistë në të cilët është biseduar për nevojën nga mbështetja e mëtejshme e Republikës së Maqedonisë dhe ARM-së në realizimin e aspiratave për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button