Ivanov do të marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Maqedonisë në Brazil
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Brazilit.
Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, nesër në Brazili me nderime më të larta shtetërore do të pritet nga presidenti i Republikës Federale të Brazilit, Mishel Temer.
Në suaza të vizitës zyrtare në Brazil, Ivanov do të marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Brazil, Ambasadën e parë rezidente në Amerikane Latine.
Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Federale të Brazilit, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takime me Paulo Skaf, kryetar i Federatës së industrive të Sao Paolo dhe Eduardo Viera, kryetar i Federatës së industrive të Rio-de-Zhanejros.
Presidenti i Maqedonisë do të mbajë ligjëratë me temë “Kriza evropiane e refugjatëve – leksionet e mësuara” në Qendrën braziliane për marrëdhënie ndërkombëtare.
Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Brazilit dhe në Amerikën Latine.