Gruevski i ka bindur anëtarët e Komisionit Qendror të votojnë për kongres të jashtëzakonshëm

VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese deklaroi se në seancën e djeshme të Komitetit Qendror (KQ), gjatë votimit të parë nuk është arritur dy e treta e shumicës së nevojshme për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, mirëpo vendimi për mbajtjen e kongresit u miratua në votimin e dytë, njofton Portalb.mk.

“Para votimit të dytë nga ana e kryetarit Gruevski është theksuar se nuk bëhet fjalë për votim “pro ose kundër” tij dhe me argumente plotësuese i ka bindur anëtarët e Komitetit Qendror ta përkrahin mbajtjen e kongresit. Pastaj në përpjekjen e dytë shumica e anëtarëve të KQ-së të VMRO-DPMNE-së e kanë përkrahur vendimin për mbajtjen e Kongresit të 16-të të jashtëzakonshëm në Vallandovë”, thuhet në kumtesë.

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së mbrëmë solli vendim me të cilin datat 22 dhe 23 dhjetor 2017 i kanë konfirmuar si data për mbajtjen e Kongresit të 16-të të jashtëzakonshëm. Kongresi do të mbahet në Vallandovë ku do të marrin pjesë 544 delegatë nga kongresi i rregullt i 15-të i VMRO-DPMNE-së.

Në bazë të Statutit të partisë, Komiteti Qendror miratoi një konkluzion sipas të cilit kandidati për kryetar të partisë mund të propozojë së paku 30 delegatë në Kongres. Një delegat mund të përkrah vetëm një kandidaturë për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Kandidaturat mund të dorëzohen më së voni deri 21 dhjetor deri në orën 15-të te komisioni juridik i VMRO-DPMNE-së, në arkivin e partisë.

Ky vendim është miratuar nga Komiteti Qendror pasi që Gruevski e dorëzoi dorëheqjen e parevokueshme.

Në arsyetimin deri te anëtarët e KQ-së, Gruevski theksoi se pa dallim të faktit se analizat e rezultateve të zgjedhjeve janë në rrjedhë, dorëheqjen e dorëzoj si akt moral sepse është e natyrshme që secili të ketë besimin më të madh në vetvete për të marrë përgjegjësinë për humbjen pavarësisht nga të gjithë faktorët që e kanë prekur atë.

“Gruevski potencoi se këto zgjedhje ishin një ndër më të parregulltat ku kishte shembuj eklatant për presione, shantazhe, blerje dhe kërcënime, por edhe zhgënjim në mesin e disa prej votuesve tradicionalë të VMRO-DPMNE. Pikërisht për shkak detektimit të korrigjimit të të gjitha mangësive, Gruevski theksoi se duhet të bëhet analizë e detajuar të rezultateve zgjedhore. Gruevski nga anëtarët e KQ-së kërkoi që të caktohet termini për kongresin e jashtëzakonshëm dhe të zgjidhet kryetar i ri dhe udhëheqës i VMRO-DPMNE-së”, thuhet në kumtesën e partisë.

Në një pjesë të diskutimeve është kërkuar që të bisedohet dhe të votohet për dorëheqjen e Gruevskit. Duke pasur parasysh që diskutimi i tillë nuk ishte i parashikuar në aktet juridike të partisë, në votim është bërë kërkesë për organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button