Receta antikrizë e Gatussos

Krishtlindjet janë shumë pranë, por në shtëpinë e Milanit ka shumë pak për të festuar, pasi distanca me kushërinjtë zikaltër që kryesojnë Serinë A është shumë e madhe, 18 pikë. Por edhe objektivi i kuqezinjve, zona Champions është me të vërtetë larg, 11 pikë pa llogaritur se ka edhe një ndeshje më shumë, transmeton Top Channel.

 Karta e ndryshimit të trajnerit është përdorur, e deri më tani nuk po jep rezultat. E pas një barazimi e një humbje, Gattuso është gati që të projektojë revolucionin e tij tek kuqezinjtë.

Mbrojtja me 3 lojtarë ka futur shumë “ujë” tek kuqezinjtë dhe pritet rikthimi në origjinë tek formacioni 4-3-3, që me mjaft lodhje i siguroi Milanit pjesëmarrjen në Europa League sezonin e kaluar. Me Suso dhe Borini në krahë të Kaliniç, ashtu si në këtë fillim sezoni ku Milani vuante në repartin difensiv, por ishte mjaft agresiv në sulm.

Por Gattuso rrezikon të gjendet në të njëjtin paradoks të Montellës, pozicionimi i Suso. Ky i fundit parapëlqen që të luaj në krahun e majtë, pikë. E në këto kohë, tek Milani, të vihesh kundër lojtarit më të talentuar që ke në dispozicon, nuk është një alternativë e mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button