Protesta para Qeverisë dhe në Vallandovë kundër ndërtimit të xeherores Kazandoll

 Protesta u mbajtën sot para ndërtesës së Qeverisë për ndërprerjen e ndërtimit të xeherores Kazandol, Ilovicë dhe Borov Doll në pjesën juglindore të Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në protestat në Shkup u solidarizuan me marshin protestues që në të njëjtën kohë u mbajt në Vallandovë. Ata kanë shprehur zhgënjim pasi pushteti ende nuk ka bërë asgjë për ndalimin e ndërtimit të Kazandollit.

Përndryshe, në referendumet e mbajtura në Vallandovë, Dojran, Bosilevë, Bogdanci, qytetarët vendosën kundër hapjes së xeheroreve, mirëpo punimet nuk janë ndërprerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button