Dhoma përfaqësues e hodhi poshtë kërkesën për impiçment të Trampit
Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan mbrëmë me shumicë të madhe e hodhi poshtë propozim-rezolutën për impiçment të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, që e parashtroi kongresisti demokrat nga Teksasi, Al Grin.
“Kundër” Propozim-rezolutës votuan 364 kongresmenë, ndërsa 57 e mbështetën.
Asnjë republikan nuk u pajtua me fillimin e procedurës për revokim të Trampit, por propozimi nuk është mbështetur as nga numri i madh i kongresistëve demokratë.
Në Propozim-rezolutën pohohet se Trampi “nuk është i aftë që ta kryejë funksionin e presidentit” sepse ka shkaktuar “mospajtime në vend dhe është sjellë në mënyrë jopërkatëse”.