Kryeministri i Libanit e tërhoqi dorëheqjen

Kryeministri libanez Saad Hariri sot zyrtarisht e tërhoqi dorëheqjen, pas marrëveshjes së arritur me kundërshtarët e tij politik.

Lajmin e kumtoi Hariri, në një fjalim të shkurtër televiziv, të publikuar pas fundit të seancës së parë të Qeverisë pasi Libani hyri në një krizë politike pas dorëheqjes së papritur të Haririt më 4 nëntor.

Në seancë është miratuar deklaratë, me të cilën u bëhet thirrje grupeve libaneze kundërshtare që të distancohen prej konflikteve rajonale dhe punëve të brendshme të shteteve arabe.

Seanca e parë qeveritare e drejtuar prej Haririt pas dorëheqjes që e publikoi Arabia Saudite para një muaji, u mbajt në pallatin presidencial në Bejrut, në prani të presidentit libanez, Mishel Aun.

Para seancës, Hariri dhe Aun biseduan pas dyerve të mbyllura.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button