Në Liban, të krishterët filluan llogaritjen verore të kohës, muslimanët do të presin të përfundojë Ramazani

Qytetarët në  Liban sot u zgjuan në dy zona kohore, për shkak të mosmarrëveshjes mes autoriteteve politike dhe religjioze rreth asaj se kur duhet të ndërrohet ora, që të fillojë përllogaritja verore e kohës, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Maxhib Mikati, kumtoi se, llogaritja verore e kohës do të filojë në fund të Ramazanit, muajin tjetër, duke iu mundësuar muslimanëve në vend të ndërpresin agjërimin një orë më herët. Por, autoritetet e krishtere thonë se, llogaritja verore e kohës fillon sot, siç ka ndodhur edhe deri më tani.

Shumë nga bizneset po ashtu, veç më filluan me llogaritjen verore të kohës.

Të enjten, kryeministri Mikati i cili është musliman, tha se ka miratuar vendim që të prolongojë fillimin e llogaritjes verore të kohës deri më 20 prill. Ai nuk e elaboroi vendimin, por vlerësohet se, e ka bërë këtë hap që të rris popullaritetin gjatë Ramazanit. Muaji i shenjtë në islam filloi me 22 mars, ndërsa duhet të përfundojë më 21 prill. Nëse nuk ndryshon llogaritja e kohës, muslimanët do të mund të ndërpresin agjërimin rreth orës 18, në vend se në 19, për shkak se dielli perëndon më herët.

Por, kisha e krishterë me ndikim në Liban tha se, do ta injorojë vendimin e kryeministrit dhe e quajti befasues. Disa organizata të mëdha libaneze gjithashtu vendosën të injorojnë vendimin, përfshirë edhe televizionet LBCI dhe MTV.

Aviotransportuesi nacional “Middle East Airlanes”, vendoi të bëjë kompromis. Prej ayt kumtuan se, orët do të mbesin në llogaritjen dimërore të kohës, por terminet e fluturimeve do të përshtaten që të shmanget prishje e orarit ndërkombëtar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button