Todorov nëpërmjet çmimit të celularit të tij e ka sqaruar importimin paralel të barnave

Pas 7 muajve, ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, është paraqitur në opinion në një intervistë në “Kanal 5” i cili ka sqaruar për importimin paralel, njofton Portalb.mk.

Ai këtë e bëri me ndihmën e celularit të tij. Ai tha se celulari në Maqedoni kushton 700 euro, ndërkaq importimi paralele i barnave është nëse ai e ka blerë celularin në një vend tjetër ku ka kushtuar 500 euro.

Todorov ka injoruar se në atë mënyrë është bërë falsifikimi i barnave dhe kanë qenë me kualitet të pakontrolluar. Megjithatë, në një moment tha se falsifikim të barnave nuk është bërë me dijen e dij apo dikujt tjetër, ndërkaq çdokush që ka dyshuar se ka qenë i falsifikuar është dashur ta paraqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button