Është promovuar “Gjuha e trupit” nga Abedin Shehi

 Në Kumanovë sot është promovuar libri “Gjuha e trupit” nga prof. dr. Zendel Abedin Shehi. Bëhet fjalë për udhërrëfyes navigues për komunikim joverbal që ka të bëjë me historinë e komunikimit joverbal, natyrën e saj dhe evolucionin e gjuhës së trupit.

“Gjuha e trupit është shkencë që e definon përditshmërinë tonë joverbale në të cilën praktikojmë 90 për qind të jetës sonë, përderisa joverbalja, e vetëdijshmja, është 10 për qind e përditshmërisë sonë. Joverbalen e tregojmë përmes ndjenjave tona universale, të shprehurit tonë të fytyrës me pikëllim, lumturi, çdo disponim dhe ndryshim i fytyrës sonë”, tha autori i cili është kryetar dhe themelues i Institutit të BE-së për menaxhment, drejtësi dhe diplomaci, transmeton MIA.

Sipas tij, libri është navigues modest se si të përmirësohen marrëdhëniet dhe komunikimet me njerëzit pa dallim se për cilin profesion bëhet fjalë.

Promovimin e organizon biblioteka “Tane Georgievski”, Fondacioni për kulturë dhe Komuna e Kumanovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button