Merrni pjesë në Sondazhin global të drogës

Më 6 nëntor 2017 filloi të zbatohet cikli i shtatë i Sondazhit global të drogës. Sondazhi është në dispozicion në disa gjuhë, dhe nga gjuhët e përfaqësuara në gadishullin Ballkanik është në dispozicion në gjuhën serbe, rumune dhe turke, njofton Portalb.mk.

Sondazhi global i drogës zbatohet në internet. Filloi të zbatohet në vitin 2011 dhe që atëherë është zbatuar çdo vit me synim për të mbuluar tërë botën. Megjithatë, për të siguruar rëndësi për një vend të caktuar, është e nevojshme që sondazhi të zbatohet nga më shumë të anketuar nga vendi i interesit. Kjo do të thotë që nëse duam të marrim të dhëna për përdorimin e drogës në Maqedoni, ne duhet të motivojmë më shumë njerëz të moshës mbi 16 vjeç për të plotësuar sondazhin në internet.

Këto të dhëna janë jashtëzakonisht të rëndësishme për planifikimin e mëtejshëm të politikave të drogës dhe futjen e këtyre politikave në praktikë. Prandaj, Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup, kyqet në promovimin e këtij sondazhi dhe fton të gjithë qytetarët dhe qytetaret të moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe mbi që ta mbushin atë. Sondazhi është anonim dhe me diskrecion të garantuar, dhe duke ndarë një pjesë të vogël të kohës tuaj, ju kontribuoni në krijimin e politikave dhe praktikave më efektive të drogës.

Në sondazh mund të qasni në linkun e mëposhtëm: https://www.globaldrugsurvey.com/.

Pritet që gjetjet nga ky sondazh të shpallen jo më vonë se në prill 2018.

Hashtagjet që do të përdoren në rrjetet sociale gjatë Sondazhit global të drogës janë: #GDS2018 #KnowYourDrugs

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button