VMRO-ja nuk garanton mbështetjen për reformat

VMRO DPMNE-ja opozitare ka ndryshuar qëndrim për mbështetjen e reformave të parapara në Planin qeveritar 3 6 9. Ilija Dimovski nga kjo parti konfirmoi për Alsat se pas ngjarjeve të javës së fundit që rezultuan me heqjen e imunitetit të deputetëve të VMRO DPMNE-së nga shumica parlamentare, gjërat kanë ndryshuar dhe se që tani e tutje nuk ka asnjë garanci se kjo parti do të mbështesë reformat e nevojshme për integrimin e vendit në NATO dhe BE, njofton Alsat M.

“LSDM-ja tregoi se nuk ka nevojë për opozitë në Kuvend. Që tani e tutje gjithçka është e mundur. Qëndrimi ynë ka ndryshuar shumë, për shkak të revanshizmit politik”, tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Nëse VMRO DPMNE-ja nuk do t’i mbështesë reformat, ato nuk do të mund të realizohen në tërësi dhe kështu vendi do të humb trenin e fundit për integrim në BE, vlerësojnë ekspertët. Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” që po monitoron realizimin e Planit 3-6-9 .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button