Edhe dy nga të dyshuarit që ishin në arrest shtëpiak do të shkojnë në Shutkë

Gjykata Penale në Shkupi i ka bërë valide ankimimet e Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve edhe dy personave të tjerë për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

“Këshilli gjyqësor panë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, duke vepruar rreth ankesës së PTHP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mori vendim, me të cilin i bëri valide ankesat e prokurorisë dhe vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake i modifikoi në mënyrë që është bërë valid propozimi i prokurorisë për përcaktim të masës së paraburgimit dhe të dyshuarve B.D. dhe V.J. u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, qëndron në kumtesë.

Për të dyshuarit e tjerë të përfshirë me propozimin e njëjtë të PTHP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të cilin një gjykatës në procedurë paraprake u caktoi masë paraburgimi, Këshilli gjyqësor i konfirmoi vendimet.

Ndryshe, Vesna Dimishkova dhe Nenad Savevski janë gjykatësit e procedurës paraprake në Departamentin për Krim të Organizuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, që me kërkesë të prokurores Villma Ruskovska, i kanë shqiptuar paraburgim, Mitko Çavkovitdhe personave tjerë të cilët u arrestuan në aksionin policor për dhunën në Kuvend më 27 prill nën akuzën për “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button