“Në botë, 2 njerëz në minutë humbin jetën nga shkaqe që lidhen me HIV dhe SIDA”

Koordinatori për Programin e Shëndetit Riprodhues të Fondit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Dr. Gökhan Yıldırımkaya, ka theksuar se në botë, në çdo minutë rreth dy njerëz humbin jetën nga shkaqet që asocohen me HIV dhe SIDA, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırımkaya, me rastin e 1 dhjetorit, Ditës Botërore kundër SIDA-s, për AA foli për infektimin dhe masat preventive kundër kësaj sëmundjeje dhe në lidhje me të dhënat e Raportit Global 2017 të programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/SIDA (UNAIDS).

Duke shpjeguar se virusi HIV mund të transmetohet përmes gjakut, spermës, lëngut vaginal dhe qumështit të gjirit, Yıldırımkaya tha se virusi gjithashtu mund të transmetohet edhe gjatë injektimit të ilaçeve ose substancave brenda në enë të gjakut, gjatë injektimit në preocesin e tatuazhit ose shpimi, ose nga përdorimi i injeksioneve dhe gjilpërave të përbashkëta.

Yıldırımkaya ka nënvizuar se virusi nuk transmetohet nëpërmjet prekjes, bisedës apo ndarjes së të njëjtës shtëpi me një person që jeton me HIV/SIDA se dhe virusi po ashtu nuk mund të transmetohet nga pickimet e mushkonjave.

Ai tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e analizave për ata që kanë dyshime për infektim nga kjo sëmundje.

“Fillimi i trajtimit menjëherë pas rezultimit pozitiv të testit për HIV pranohet si mënyra më efektive në ditët e sotme”, tha ai.

“Testi i HIV-it përcakton nëse individi është i infektuar me HIV. Gjatë infeksionit me HIV, trupi prodhon antitrupa kundër HIV-it. Testi tregon nëse këto antitrupa janë të pranishëm apo jo në gjak. Nuk tregon tablonë e SIDA-s” u shpreh Yıldırımkaya, duke bërë të ditur se testi i HIV-it kryhet në mënyra të ndryshme, por në përgjithësi përdoren mostrat e gjakut.

Yıldırımkaya, duke specifikuar se SIDA është një tablo që zhvillohet për shkak të virusit që dobëson sistemin imunitar të trupit, tha se “për shkak të HIV-it, personi humbet aftësinë e tij për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet”.

“Ka ilaçe që zgjasin jetëgjatësinë e njerëzve që jetojnë me HIV dhe/ose SIDA, por ende nuk ekziston një trajtim në kuptimin e plotë. Mënyra më efektive për ta luftuar virusin është të dimë se si të mbrohemi nga ai”, shtoi Yıldırımkaya.

“Sot, 2,1 milion fëmijë jetojnë me HIV”

Yıldırımkaya tha se tashmë ka shumë studime për HIV-in dhe mbrojtjen e fëmijëve, e veçanërisht janë shënuar arritje në parandalimin e kalimit të HIV-it nga nëna dhe babai te fëmija.

“Sot, 2,1 milion fëmijë jetojnë me HIV. Rreth 22 milionë fëmijë kanë mbetur jetimë për shkak të HIV/SIDA-s”, shprehet Yıldırımkaya.

Sipas raportit global të UNAIDS 2017, Yıldırımkaya tha se dy mijë e 740 njerëz në botë vdesin çdo ditë për arsye që asocohen me SIDA-n.

“Në botë, rreth dy persona vdesin çdo minutë për shkak të HIV-it dhe SIDA-s”, shtoi ai.

Duke folur edhe për situatën në Turqi në lidhje me sëmundjen, Yıldırımkaya theksoi: “Deri më sot është mësuar se në Turqi kanë jetuar më shumë se 14 mijë njerëz me HIV, por aktualisht infromacionet tona janë të pamjaftueshme për të treguar se sa njerëz jetojnë sot me virusin”.

Shfaqja e rasteve të reja po rritet me shpejtësi në Evropën Lindore dhe Azi

Ai deklaroi se në Afrikë ndodhet numri më i madh i njerëzve që jetojnë me HIV, megjithatë, ai tha se shfaqja e rasteve të reja në Afrikë ka shënuar rënie në krahasim me periudhat e mëparshme.

“Ndërkaq, në Evropën Lindore dhe Azi, kjo po shënon rritje me shpejtësi. Në periudhën 2010-2016, rritja e numrit të rasteve të reja të HIV-it është vërejtur më shumë në Evropën Lindore dhe Azinë e Mesme, me 60 për qind”, tha ai.

Ndër të tjera, Yıldırımkaya ka theksuar se sipas raportit të UNAIDS, vetëm 53 për qind e njerëzve në botë që jetojnë me HIV mund t’i qasen trajtimit, ndërsa tre të katërtat e grave shtatzëna me HIV mund të gjenë ilaçe antiretrovirale.

HIV, që çon në SIDA, shkakton sëmundjen duke dëmtuar sistemin imunitar. Virusi mund të transmetohet te një person tjetër nëpërmjet gjakut, spermatozoidit, lëngjeve vaginale ose ushqyerja me gji. HIV transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale pa mjete ruajtëse, transplantimit të gjakut dhe organeve dhe nga nëna te foshnja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button