Situata në qarkun e Vlorës, evakuohen rreth 3 mijë banorë të 6 fshatrave

Situata në qarkun e Vlorës paraqitet e rëndë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Mësohet se janë evakuar rreth 3 mijë banorët e 6 fshatareve, banesat e të cilëve preken nga lumi. Banorët do strehohen tek konvikti i shkollës industriale dhe tek Pallati i Sportit. Sipas autoriteteve, do ketë evakuim me forcë të qytetarëve nëse kundërshtojnë, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.
Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, ku sipas të dhënave janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button