Nuhiu-Novaçek: Do të vazhdojë bashkëpunimi për ballafaqim me sfidat nga kriza migruese

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu sot e vizitoi qendrën transituese për pranim “Vinojug” në Gjevgjeli ku u takua me homologun e tij nga Republika Çeke, Jiri Novçak, të cilin e falënderoi për mbështetjen e deritanishme, bashkëpunimin, mbështetjen financiare, teknike dhe ndihmën me prezencën e personave fizik në sigurimin e kufirit me Greqinë.

“Pa marrë parasysh faktin që MPB-ja e Republikës së Maqedonisë është e gatshme të ballafaqohet me të gjitha sfidat lidhur me krizën emigruese edhe më tej ndjejmë nevojën të vazhdojë bashkëpunimi ynë me Çekinë jo vetëm në këtë fushë, por edhe në shumë segmente të tjera nga interesi i ndërsjellë”, tha Nuhiu.

Homologu i tij Çek Novaçek, shprehu kënaqësinë që ka mundur, siç tha, në vendngjarje të bindet si është zhvilluar kriza emigruese në vitin 2015 dhe befasimin nga kushtet dhe organizmin e punës në qendrën për pranim edhe në pikën kufitare 59.

“Kriza emigruese tashmë ka hyrë në etapë të zgjidhjes së problemit me krimin e organizuar për transferimin e emigrantëve. E kuptuam se më thelbësore është identifikimi i emigrantëve dhe bashkëpunimi me vendet e tjera në këmbim të informacioneve”, theksoi Novaçek dhe theksoi se jashtëzakonisht i vjen mirë që ndihma e tyre ka gjetur zbatim dhe ofroi ndihmë të re për vendin tonë.

Gjenerali policor çek, Vondrashek, theksoi se pas lidhjes së marrëveshjes së re mes vendit tonë dhe FRONTEKS-it do të ketë kushte që Republika Çeke ta rrisë numrin e policëve të tyre të cilët do t’u ndihmojnë kolegëve të Maqedonisë në sigurimin e kufirit me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button