Situata në autostradën Tiranë-Durrës nëpërmjet fotove

Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë.

Situata në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmë ishte kaotike, pasi niveli i ujit arriti thuajse në të njëjtën lartësi me trafikndarëset, transmeton BalkanWeb.

Aktualisht, situata është normalizuar, por situata pritet të rëndohet pasi sinoptikanët parashikojnë më shumë reshje intensive në orët në vijim.

Siç duket edhe nga fotot, tokat bujqësore janë përmbytur deri në zonën e Laknasit. Ndërkohë, nuk janë raportuar përmbytje të bizneseve që ndodhen në anë të autostradës, por vetëm prani të ujit në katet e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button