Të gjithë të paraburgosurit shtëpiak për dhunën e 27 prillit shkojnë në Burgun e Shutkës

Pasi që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar ankesë deri te gjykata më e lartë, gjashtë të dyshuarit nga hetimi për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, e cila udhëhiqet nën dyshimet për kryerjen e veprës “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”, prej burgut shtëpiak kanë marrë masë më të rëndë, gjegjësisht ata do të shkojnë në paraburgim, njofton Portalb.mk.

Gjykata e Apelit i ka pranuar të gjitha ankesat e Prokurorisë, të cilat janë dorëzuar për shkak të vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për shqiptimin e masës së kujdesit në paraburgim shtëpiak.

Vetë avokati i palës mbrojtëse, paraprakisht tha se Gjykata ka standarde të dyfishta, pasi që disave u është shqiptuar masë kujdesi me burg shtëpiak, ndërkaq disa të tjerëve masë kujdesi me paraburgim në Shutkë.

Tanimë ka informata që ata që kanë marrë paraburgim shtëpiak, përsëri janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në Burgun e Shutkës, ku do të duhet të kalojnë afatin e paraparë të masës së sigurisë, pasi që vendimi është i plotfuqishëm edhe pse ka mundësi për ankesa, por ajo nuk e ndalon zbatimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button