Lënda “Treqind”: Mjekët kërkuan kohë shtesë për analizat e dokumentacionit për sëmundjen e Popovskit

Gjykimi për rastin “Treqind”kundër ish-ndihmësministrit të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski është shtyrë për 28 dhjetor, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme duhej të dëgjohet mjeku i cili e ka përcaktuar diagnozën e Popovskit si dhe një ekspert i pavarur në fushën e psikiatrisë me qëllim që të konfirmohet se i akuzuari a ka mundur t’i ndjek seancat gjyqësore ose jo.

Për shkak mbrojtjes së privatësisë së të akuzuarit, deklarimi i mjekëve është bërë në dyer të mbyllura. Siç informoi më vonë gjykatësja Lidija Petrovska, Popovski në seancën e sotme ka dorëzuar edhe një leje të re mjekësore.

Mjekët kanë kërkuar kohë shtesë për të studiuar dokumentacionin mjekësor të Popovskit për të dhënë deklaratë

Deri më tani gjykimi ishte shtyrë dy herë, sepse Popovski nuk vinte në gjykatë, ndërsa si shkak për mungesën e tij cekej gjendja e përkeqësuar shëndetësore e tij. Në seancën paraprake në të cilën mori pjesë Popovski, avokati i tij Boro Tasevski potencoi se i akuzuari ka ardhur në sallën e gjykatës vetëm për shkak të dyshimeve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndryshe, Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemija Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të zgjedhur si oferta më të volitshme ekonomike.

Në këtë lëndë, siç kumtoi tashmë MIA, Gjykata e Apelit vendosi se bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.

LEXO: Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button