90 punësime të reja ka kërkuar RTVM 2 nga Qeveria

Kryeredaktorja e kanalit të dytë të RTVM-së, Migena Gorenca, ka thënë se menjëherë pas miratimit të ndryshimeve për emetim të programit të gjuhës shqipe 24 orë, në qershor, ka dërguar raport deri te Qeveria për gjendjen me kuadrot dhe me teknikë, por edhe me gjithçka që ju duhet t’u sigurohet që ta hapin programin, njofton Portalb.mk.

“Në atë raport, përpara se ta dimë se do të ketë kanal të katërt, shkruajtëm se na duhen të paktën edhe 90 të punësuar. Tani RTVM sipas të gjitha gjasave do të bëjë vlerësim pasi që prej nesh kërkohet edhe më shumë”, thotë Gorenca për “Meta”.

Ajo sqaron se televizioni ka vetëm dy studio të mëdha për inçizim, kështu që me plotkuptimin e fjalës luftojmë për termin.

“Të gjithë duam termin goditës për emisionet debutuese, për programet mëngjesore, a si do të jetë kur të hapet kanali i katërt? Si do të punojmë nëse nuk investohet në pajisje plotësuese, jo vetëm në kuadër”, pyet ajo.

Në redaksinë e gjuhës shqipe ka 52 të punësuar, ndërkaq nëse programin RTVM1 e bëjnë 6 gazetarë, këtu punojnë vetëm dy të punësuar me honorarë.

“Ajo vet më vete tregon për gjendjen me kuadrin. Kur plotësisht do të duhet që ta mbulojnë një kanal, do të na duhet shumë më shumë se sa që kemi për momentin”, thotë Gorenca.

Sipas raporteve për punën e televizionit, në fund të vitit 2016, atje kanë punuar 624 maqedonas, 156 shqiptarë dhe 32 turq. Për dallim nga viti paraprak, ka rreth 40 të punësuar më pak.

Sipas raportit të RTVM-së, përfshirë me vitin 2016, atje ka gjithsej 864 persona të punësuar, prej të cilëve 46.4% janë me shkollim të mesëm.

Në raportin e fundit të Pribesë, përveç vërejtjeve për reforma në RTVM, gjithashtu, është konstatuar se edhe mediat ndahet sipas linjave etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button