Indonezi, rritet në 27 bilanci i viktimave nga cikloni

Gjithsej 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale që goditi ishullin jugor të Indonezisë Java gjatë tri ditëve të fundit, njoftoi agjencia e menaxhimit të katastrofave në këtë vend të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho, tha se cikloni tropikal “Cempaka”, ka shkaktuar katastrofa në 28 rrethe dhe qytete në ishujt Java dhe Bali.

Njerëzit kanë humbur jetën pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Pacitan, Yogyakarta, Wonogiri dhe Wonosobo, tha Nugroho. “18 njerëz humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa nëntë të tjerë si pasojë e përmbytjeve”, shtoi ai.

Ai theksoi se miliona njerëz janë prekur nga cikloni dhe se dëmet ekonomike vlerësohen të jenë të larta. “Cikloni Cempaka tani është larg nga Indonezia dhe intensiteti i tij është zvogëluar”, shtoi zëdhënësi i agjencisë.

Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike ka paralajmëruar popullatën të mbetet e vëmendshme pas paraqitjes së një cikloni tjetër, të quajtur Dahlia, i cili është duke iu afruar pjesës jugore të Sumatrës dhe pjesës perëndimore të ishullit Java.

Nugroho tha se reshjet e dendura, erërat e forta dhe valët e larta mund të godasin këto rajone në 24 orët e ardhshme. “Popullata është këshilluar të jetë e vëmendshme ndaj motit ekstrem. Kërcënimi nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe tornadot po rritet”, shtoi ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button