Rama u drejtohet të rinjve: Puna nuk vjen në kafe

Tirana është zgjuar këtë të mërkurë me një festë të veçantë në sheshin “Nënë Tereza”, ku mbi 600 ekspozues nga 31 bashki të vendit kanë sjellë produktet më të mira të tyre.

Bëhet fjalë për veshje tradicionale, punime të dorës, por mbi të gjitha prodhime bujqësore e blegtorale, të gjitha në panairin “Shqipëria punon tokën”.

Erëza, produkte mishi, qumështi, perime, fruta apo verëra do të jenë të hapura për publikun edhe ditën e enjte. Nuk mungojnë as gjelat e detit, në një kohë kur Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë, transmeton Sotnews.

Ky panair organizohet nga Ministria e Bujqësisë dhe ka në fokus modelet e sipërmarrjes nga të rinjtë. Në ditën e parë aty ishte edhe kryeministri Rama, i cili gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësit tha se të rinjtë do të mbështeten nga qeveria.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi u shpreh në të njëjtën linjë me kryeministrin kur njoftoi se fonde të tjera do të vijnë jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga ato të huaja.

Ky event kulinarie shërben edhe për demonstrimin e kulturave sipas zonave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button