Debat: Maqedonia në BE në pako me vendet e rajonit

Sendërtim të Procesit të Berlinit me inkuadrim kolektiv drejt BE-së së bashku me vendet e tjera kandidate për anëtarësim, si dhe lobim të përbashkët të vendeve të Ballkanit, sot u rekomandua në debatin me titull “Vendi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian: Perspektiva për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, në organizim të Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Institutit për Politikë Evropiane – Shkup, në bashkëpunim me Qendrën austriako-franceze për përafrimin në Evropë (CFA/ÖFZ) dhe Qendra Ndërkombëtare për Arsim Evropian (CIFE).

Florent Marsiac nga  Qendra e austriako-franceze konsideron se Procesi i Berlinit vetvetiu e ktheu zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në agjendën, por edhe se ekziston paparashikueshmëri e madhe për shkaka të problemit që e ka me bllokimin e anëtarësimit të vendeve të caktuara nga ana e anëtarëve të përhershme.

“Propozimi im si sendërtim të Procesit të Berlinit të qaset ndaj një paraqitje kolektive ndaj BE-së së bashku me vendet e tjera kandidate për anëtarësim, ndërsa e cila do të sjellë deri në lobim të përbashkët dhe krijimin e politikave të cilat do ta ndihmonin Maqedoninë të hyjë në pako me vendet e tjera. Problemi me emrin është çështje e ndërlikuar,  kryesisht për shkak të faktit se ka ekziston asimetri e madhe në lidhje me të njëjtin problem. Ajo që  mund të propozoj është se situata e këtillë mund të përmirësohet gjegjësisht ajo asimetri të zvogëlohet dhe të fitohet marrëdhënie e balancuar, në qoftë se zbatohet shfaqje e përbashkët. Kur një vend do të bllokohej nga një vend anëtare e BE,  duhet të bllokojë edhe të gjithë bllokun nga gjashtë vendet kandidate dhe aspirante”, thotë Marsiak.

Sipas Juliana Nikollova nga Qendra për Politikë në Sofje, presidenca bullgare ndodh në një moment shumë të rëndësishëm për zgjerimin, ndërsa kjo është kur dokumenti i cili do të ndahet dhe shpërndahet mes të gjitha shteteve anëtare, e cila është kyçe për zgjerimin.

“Javën e kaluar pas seancës së përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë u nënshkruan marrëveshje për fqinjësi të mirë, ndërsa Maqedonia mund ta shfrytëzojë Presidencës bullgare dhe të hyjë në një marrëdhënie partneriteti me Serbinë dhe Malin e Zi për anëtarësim në BE”, porositi Nikollova.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Arta Toçi potencoi se se Maqedonia është fuqimisht e përkushtuar  për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, miqësisë dhe bashkëpunimit inkluziv me të gjitha vendet e rajonit.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore për të gjithë ne duhet të jetë një shans për inkurajimin për një bashkëpunim edhe më të mirë rajonal, i cili është pjesë e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, që e çon vendin drejt anëtarësimit në BE”, tha Toçi.

Në debatin morën pjesë edhe hulumtues të shquar nga disa institute në rajon, si dhe kori diplomatik në Republikën e Maqedonisë, institucione shtetërore, organizata joqeveritare dhe komuniteti akademik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button