Për nesër është caktuar vazhdimi i Komisionit për financim dhe buxhet

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për nesër është paralajmëruar vazhdimi i seancës së Komisionit për financim dhe buxhet në të cilën filloi Propozim-buxheti për vitin 2018.

Debati për buxhetin filloi të hënën më 27 nëntor dhe sipas rregullores zgjat 10 ditë pune. Për dje u paralajmërua vazhdimi, por pas informacioneve për arrestimet për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti, në mesin e të cilëve edhe të deputetëve, seanca i shty fillimisht pa arsyetim, që pastaj të theksohet se ajo është bërë për shkak të arsyeve  teknike.

Sipas rregullores për punë të Kuvendit, debati i përgjithshëm  dhe debati rreth amendamenteve për propozimin e buxhetit në seancën e trupit punues amë dhe të Komisionit ligjdhënës-juridik mund të zgjasë më së shumti gjithsej dhjetë ditë pune. Materiali nga seanca me amendamentet e pranuara sërish dorëzohet në Qeveri, e cila përgatit propozim të plotësuar. Qeveria e kthen propozimin e plotësuar deri te Kuvendi, debati i të cilit zgjat më së shumti pesë ditë. Në tekstin e propozuar janë  parashtruar 279 amendamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button