Si të shpëtosh nga bezdia më e madhe e dimrit, elektrizimi i rrobave

Gjëja më e bezdisshme e dimrit? Rrobat që elektrizohen. Sa herë temperaturat bien, të gjitha veshjet e leshta, aq sa të ngrohta janë, aq edhe të japin bezdi kur elektrizohen. Nëse e ke provuar shpeshherë këtë, atëherë e kupton se nuk është më argëtim, transmeton Revista Class.

Për fat të mirë, nuk ka arsye t’i lësh pa veshur fustanet e bukur apo pulovrat prej leshi vetëm për këtë arsye. Ka disa metoda që mund të të ndihmojnë të shpëtosh nga ky siklet.

Llaku i flokëve. Një metodë që funksionon është llaku i flokëve. Të gjithë ata që e kanë provuar betohen se është shumë efikase. Hidh një sasi të vogël llaku mbi veshje dhe ato nuk do të elektrizohen më.

Letra të lagura. Provo të fërkosh veshjen e leshtë me letra të lagura dhe në këtë mënyrë do të eliminosh elektrizimin.

Uji ose locion. Mund të provosh edhe me disa pika uji rreth zonës që elektrizohet ose fshije me një sasi të vogël locioni ku rrobat fërkohen më shumë.

Aksesorët metalikë. Një tjetër mënyrë për të zhdukur elektrizimin në veshje janë aksesorët metalikë, të cilët nuk lejojnë elektrizimin e rrobave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button