Heronjtë e aksit Shkup-Veles

Të shpëtohet një jetë njeriu është puna më e rëndësishme për ne. Kështu e fillojnë tregimin e tyre gjashtë zjarrfikësit të cilët javën e kaluar e shpëtuan shoferin i cili me automobilin e tij doli nga autostrada Shkup – Veles. Duke e vendosur në rrezik jetën e tyre, këta zjarrfikës kanë shikuar sa më shpejtë ta nxjerrin të lënduarin nga humnera prej 70-të metra pasi u është thënë se duhet sa më shpejtë të transportohet për shkak lëndimeve të marra në kokë.

Duke depërtuar nëpër terren të pakalueshëm me ndihmën e dy litarëve prej 30-të metrave janë lëshuar deri te automjeti dhe falë trajnimit të tyre dhe përmbajtjes, pasi e kanë mobilizuar të lënduarin, e kanë nxjerrë deri në autostradë, me ç’rast me automjetin e Ndihmës së shpejtë, ndërsa pastaj edhe me helikopter është transferuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

спасување пожарникари

Dukshëm të shqetësuar, por krenarë që kanë arritur të shpëtojnë jetë njeriu, thonë se kanë pasur shumë raste të tilla, por ky dallohet sipas asaj që është dashur menjëherë të reagojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira në terren të pakalueshëm dhe të pjerrtë.

“Automjeti nga autostrada nuk shihej. Ka shumë vegjetacion në këtë pjesë dhe i lënduari nuk shihej derisa nuk arritëm një metër afër automjetit. Nuk e dinim çfarë do të shohim, kur të zbresim. Automjetin nuk mundeshim ta zhvendosim sepse ishte i përmbysur anash dhe mbahej vetëm në një degë. Në çdo moment mund të binte mbi ne dhe të na lëndojë. Me litarë dhe me ndihmën tonë zbriti edhe mjeku dhe infermierja të cilët thanë se i lënduari duhet menjëherë të transportohet. Në situatën kur mjeku ju thotë se çdo moment për të lënduarin është i rëndësishëm, ndërsa nuk keni persona të mjaftueshëm, gjeni mënyrë  ta shpëtoni”, tregon Mirosllav Besllaq, zëvendëskomandant i cili së bashku me kolegët e tij ka qenë në ndërrim atë ditë.

пожарникари

Jemi falënderues edhe ndaj shtatë – tetë kalimtarëve të rastit, mes të cilëve ka pasur edhe grekë, të cilët janë ndalur dhe pa egoizëm kanë ndihmuar në nxjerrjen e të lënduarit.

“Maksimum për 25 minuta jo të plota e nxorëm të lënduarin. Duke pasur parasysh terrenin për një kohë mjaft të shkurtër e nxorëm, përkujtohen zjarrfikësit. Barrë shtesë ishte për ta edhe veshja mbrojtëse dhe pajisja të cilën e mbajnë, jo vetëm gjatë zjarreve, por edhe gjatë të gjitha intervenimeve të tjera.

Prioritet për ta është shpëtimi i jetës  së njerëzve

Thonë, ne nuk shuajmë zjarre, por intervenojmë edhe gjatë fatkeqësive, nxjerrim të mbyturit, të ngujuarit në ashensor, në banesa me dyer të blinduara… Rekomandojnë në fatkeqësi komunikacioni ku ka udhëtarë të ngujuar, së pari të thirret 193 – zjarrfikësit, e jo 192 – policia, sepse zjarrfikësit janë ata të cilët e nxjerrin të lënduarin, ndërkaq ndonjëherë nevojiten sekonda për t’u shpëtuar një jetë njeriu.

“Prioritet për ne është shpëtimi i njerëzve. Në rast të zjarrit, për ne prioritet është evakuimi i qytetarëve. Një ekip do të punojë në shuarjen e zjarrit, ndërsa të gjithë zjarrfikësit e tjerë do të punojnë në evakuimin”, thotë zëvendëskomandanti Beslaq.

Në rast zjarri, rekomandon që qytetarët të jenë të përmbajtur dhe nëse zjarri është në katet e poshtme të ndërtesës, assesi të mos zbresin nëpër shkallë sepse flakët e zjarrit shkojnë lartë dhe ekziston rreziku nga ngulfatja dhe shkaktimi i vdekjes në afat prej vetëm pesë minutave nëse thithet monoksid karbon.

пожарникари

“Nëse zjarri është më larg katit ku jetoni, më mirë është të evakuoheni në tarracë. Assesi mos dilni nëpër shkallë. Vendosni diçka në derën hyrëse, hapni dritaret dhe dilni në tarracë. Vendosni edhe peshqirë të lagur në hundë dhe gojë”, bëjnë thirrje zjarrfikësit, duke shtuar se për intervenim të shpejtë shumë me rëndësi për ta është të kenë informata të sakta gjatë paraqitjes.

Pjesa më e madhe e zjarreve apo 90 për qind janë nga instalacioni jo i rregullt elektrik. Të rrezikshëm janë edhe ventilatorët e vegjël të vendosur në tualete, të cilët zakonisht janë të lidhur me dritën e tualetit. Nëse digjet plastika e ventilatorit dhe bie në një aparat tjetër elektrik, atëherë shkaktohet një zjarr i rrezikshëm.

“Tymi në një zjarr të tillë është shumë toksik dhe në qoftë se hyni pa pajisje mbrojtëse, ai ngjitet në mushkëri të bardha”, thotë Beslaq.

Zjarrfikësit duhet të jetë të përgatitur psiKikisht për çfarëdo situata

пожарникари

Një zjarrfikës më i ri thotë se nuk është e rëndësishme nëse dikush do të merret me këtë profesion në 20 ose 25 vjet. Është e rëndësishme përvoja, ta doni punën, të jeni të guximshëm dhe psikikisht të përgatitur për çfarëdo situate.

Atij iu bashkëngjit një koleg tjetër i cili shton se asgjë më shumë nuk kundërmon se sa një trup i djegur i njeriut. “Aroma të cilën do ta ndjeni, nuk harrohet dhe pastaj gjatë çdo zjarri të ardhshëm sipas aromës e dini se ku ka trup të djegur. Ballafaqohemi me situata të ndryshme dhe ndonjëherë në varshmëri nga ajo që do ta shohim gjatë intervenimit, nuk mund të  flemë me ditë të tëra, madje edhe nuk mundemi edhe as të hamë. Këto janë trauma dhe stres edhe për ne. Ju paraqitet vetëm fotografia nga intervenimi dhe kërkoni në spital të pyesni se nëse të lënduarit janë të gjallë. Ky është profesion të cilin nuk mundet gjithkush ta punojë, thotë zjarrfikësit.

Kanë mungesë të kuadrit, ndërsa intervenime gjithnjë e më shumë 

Mbrojtja dhe pajisja mbrojtëse, e cila peshon rreth 40 kilogramë, duhet të ndërrohet në çdo tre deri në pesë vite, ndërsa tek ne kjo ndodh në 10 vite. Larg nën mesataren evropiane jemi edhe në lidhje me automjetet zjarrfikëse. Nevojitet edhe riekipim i kuadrit për shkak se kufirin mesatar të moshës e kanë 45 vjet, ndërsa në pajtueshmëri të ligjit në çdo 1.200 banorë duhet të ketë nga një zjarrfikës. Për momentin në Maqedoni ka rreth 870 zjarrfikës që është numër relativisht i vogël nëse merret parasysh se në pajtueshmëri të ligjit do të duhet të ketë 1.385 zjarrfikës. Vetëm në Shkup mungojnë rreth 160 zjarrfikës.

пожарникари

Në ditë kanë nga katër deri në pesë intervenime. Nga fillimi i vitit e deri më tani kanë pasur rreth 1.500 intervenime me ç’rast e kanë tejkaluar numrin e vitit të kaluar prej 1.200 intervenimeve në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button