Është lokalizuar zjarri në fabrikën e kanabisit në Rosoman, do të hetohen arsyet

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) informoi se është lokalizuar zjarri në hapësirat e magazinës në fabrikën e kanabisit “GM LAJT MEDIKAP DOO”, e cila gjendet në fshatin Debrishtë të Komunës së Rosomanit. Nga Inspektorati paralajmëruan se do të kryejnë hetim për arsyet e zjarrit, njofton Portalb.mk.

“Nga ana e ISHMJ, Sektori për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor për rajonin Juglindor dhe të Vardarit, Zyra Kavadar, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor Jovançe Kolev menjëherë ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes. Subjekti juridik posedon elaborat për mjedis jetësor”, informojnë nga Inspektorati.

Siç informoi kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, 25 zjarrfikës me më shumë se dhjetë automjete kanë intervenuar për fikjen e zjarrit në magazinë.

“Falë intervenimit të shpejtë të shërbimeve, zjarri është nën kontroll dhe është shpëtuar pjesa më e madhe e objektit”, shkruajti Jançev në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button