Gjykata e Apelit do të vendosë për “bombat” në lëndën “Tortura”

Gjykata e Apelit Shkup sot në një seancë publike duhet të vendosë nëse bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si dëshmi në lëndën “Tortura” të PSP.

Kjo lëndë ka të bëjë me mënyrën e privimit prej lirisë të liderit të “Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshovski, më 6.6.2011 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në rastin “Tortura” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK, Sasho Mijallkov ndërsa i akuzuari i dytë është ish-komandanti i njësitit Alfa, Ivica Antevski-Puki. Të gjithë shtatë të akuzuarit në këtë lëndë ngarkohen se kanë kryer vepër penale torturim dhe veprim tjetër mizor, jonjerëzor dhe dënimin e Ligjit penal.

Gjykata Penale solli vendim me të cilin “bombat” i hodhi si dëshmi në procedurë, me ç’rast PPS dorëzoi ankimim në gjykatën e shkallës së dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button