Publikohen pamjet e sherrit, në rrezik jeta e Noizy-t në SHBA (Video)

Një sherr i madh ka ndodhur në SHBA, ku këngëtari i njohur, Noizy është përfshirë në një sulm gjatë një koncerti.

Sipas mediave, Noizy është sulmuar nga grupi rival CFE gjatë koncertit në Queens, të Nju Jorkut.  Një nga fansat e tij, që ishte i pranishem ne koncert, ka filmuar gjithcka ndodhi, transmeton Zëri.info.

Në video pretendohet se një reper krejtësisht i panjohur, emri i të cilit është “Don Phenom”, bashkë me grupin e tij “CFE”, kanë sulmuar Noizin ka shkruar një faqe në “Facebook” ‘Hip Hop Shqip’, e cila ka publikuar këto pamje.

Edhe pse në videon e publikuar nuk shihet qartë Noizy, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë që pretendohet se reperi i famshëm shqiptar ka qenë i rrethuar nga sigurimi i klubit ku ai do të mbante koncertin e tij, ka qenë i shoqëruar edhe nga disa forca policore të Nju Jorkut “NYPD”, të cilat garantonin sigurinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button