Nuk e realizoi serialin, Qeveria e Maqedonisë i mori 300.000 euro nga “Jadran Film”

Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet kumtesës informon se 300.000 eurot e para, të cilat janë siguruar nga shteti janë marrë nga produksioni kroat “Jadran Film”, si pasojë e mosplotësimit të marrëveshjes për prodhimin e serialit “Maqedonia”, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me vendimin sipas ligjit, Agjencia e Filmit ka kthyer thuajse 19 milionë denarë, aq sa kishte në llogarinë e “Jadran Film” në momentin kur u bllokua. Kjo nuk është shuma e plotë që shteti ia ka paguar producentit kroat Vinko Grubishiq – ajo është 68 milionë denarë ose 1 milionë e 100 mijë euro me obligim që ai deri në shtator të këtij viti të dorëzojë episode të mbaruara nga sezoni i parë. Se si do të paguhen pjesët tjera të parave do të kuptojmë pas mbarimit të hetimit të Prokurorisë Publike dhe Policisë Financiare, të cilët po i kontrollojnë nëse ka pasur krim gjatë gjithë periudhës, nga konkursi i publikuar në dhjetor të vitit 2015 deri më 4 shtator kur edhe ka skaduar afati për shitje të 14 episodeve të serialit”, shkruhet në kumtesë.

Me këtë, njoftojnë nga Qeveria, mund të fillojë që të kthehet numëruesi i Qeverisë, i cili duhet t’i numërojë paratë e marra nëpërmjet mënyrës kriminale.

“Ky hap me zbatim efikas të ligjit duhet që të jetë nxitës deri te institucionet shtetërore në luftën e vendosur kundër krimit dhe korrupsionit dhe me atë do ta përkrahin ndarjen e Qeverisë se do të konfiskohet prona dhe paratë të cilat janë marrë me punë kriminale”, thuhet nga Qeveria.

Produksioni kroat “Jadran Film”, e ka pasur për obligim që të derti në shtator të dorëzojë 14 episoda të serialit “Maqedonia”. A jo nuk është kryer dhe marrëveshje me ata ështëprishur, pasi që në të nuk ekziston klauzolë përmbaruese.

“Në mungesë të materialeve të inçizuara, gjegjësisht, mosekzistimit të “Jadran Film”, vazhdohet të manipulohet opinioni duke plasuar video-inçizime të shkurtëra të inçizuara në Zagreb, të cilat kanë për qëllim që të lënë përshtypjen në opinion se diçka po punohet. Apeli im është që opinioni të mos merret me këto truqe që kanë për qëllim që të punojnë dhe të japin prapavijë politike në v end të realizimit të plotë të punës. Ne nuk do të lejojmë që të ketë manipulime mediatike”, shkruajti në kumtesë drejtori i Agjencisë, Gorjan Tozija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button